2 Shtator, 2017

Fillojnë pushimet për Albanin e Miriamin , ja se ku kanë shkuar ata


 

Pak para disa ditësh  Miriami postoi një foto shumë të bukur të familjes së saj, teksa ata shiheshin që ishin duke udhëtuar me avion drejt një destinacioni që ajo nuk na e bëri me dije. Mes të tjerash ajo nuk tregoi edhe se për çfarë udhëtimi bëhej fjalë, një udhëtim pune apo pushime.

Këto i kemi mësuar sot pasi Miriam ka postuar një foto të së bijës duke vrapuar veshur me një pelerinë me kapuç të kuq në një vend buzë detit, që sipas shënimit të Miriamit është Gloria Serenity Resort, një nga resortet në të bukura në Belek të Turqisë. Çifti i këngëtarëve ka zgjedhur fillimin e shatorit për të pushuar, pas një vere lodhëse dhe me dinamika jo gjithmonë të këndshme në jetën e tyre.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al