29 Tetor, 2020

Fifi flet për lidhjen e saj dhe tregon raportin me partnerin: Është e komplikuar


Që nga rënia drastike në peshë, Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për pamjen e jashtme, por edhe për jetën e saj private.

fifi (3)

Të shtunën e kaluar, Fifi ishte e ftuar tek “Shiko Kush Luan” dhe gjatë sfidës “ndaje ose haje” këngëtarja zbuloi një detaj nga jeta personale.

fifi (3)

Tatuazhi “straçiatella” që kishte në trup lidhej me të dashurin e këngëtares, sepse kjo ishte mënyra se si ajo e quante me përkëdheli.

fifi (6)

Ndërkohë, në “after party-n” e Luana Vjollcës, këngëtarja dha disa detaje të tjera.

fifi (2)

E pyetur nëse është single apo në një lidhje, Fifi tha se është në një marrëdhënie të komplikuar dhe për më tepër, mendon se është ajo që e do më shumë partnerin.

fifi (2)

Ndërsa mes një doktori dhe një “bad boy”, Fifi zgjodhi këtë të fundit.

fifi (3)

Para pak ditësh, ajo hoqi nga Instagram të gjithë personat që ndiqte përveç Xhuljo Tabakut, i cili dyshohet të jetë djali që i ka vjedhur zemrën.

fifi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al