5 Tetor, 2017

Fenomeni natyror i hënës së plotë do të ndodhë mbremjen e sotme, ja ora


Vëzhguesit e qiellit do të kenë një mbrëmje të veçantë sot teksa do shfaqet hëna e plotë, e cila zakonisht shfaqet në shtator dhe këtë herë ky proces kaq magjik i Universit do të ndodhë pikërisht sot më datë 5.

Space.com shkruan se kjo është ‘Hëna e të Vjelave’ që në gjuhë shkencore përkthehet si hëna e plotë më afër ekuinoksit të vjeshtës.

Koha kur ajo do të jetë 100 për qind e plotë është ora 20.40.Emrat që iu vihen hënave është një histori e nisur qindra vite më parë kur në Amerikën e Veriut.

Emri “Hëna e të Vjelave” vjen ngaqë është koha kur fermerët përfundojnë të vjelat e vitit. Si hëna e fundit e plotë e sezonit, ajo iu mundësonte fermerëve të qëndronin pak më gjatë jashtë për të mbledhur bimët e tyre falë dritës së saj të mrekullueshme dhe të shkëlqyeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al