24 Tetor, 2017

Femrat pëlqejnë më shumë meshkujt tullacë, arsyet do ju befasojnë


Anketa, në të cilën kanë marrë pjesë femrat të cilat kanë pasur lidhje dashurore, bashkëjetojnë apo janë të martuara me mashkull qeros apo i preferojnë të tillët, ka zbuluar arsyet më të shpeshta për shkak të të cilave femrat dorëzohen para tipave qerosë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë po ju rendisim përgjigjet më të rëndësishme:

-Mashkulli qeros është vërtet mashkull i vërtetë. Me të e di që vërtet nuk argëtohem me ndonjë adoleshent.

-Niveli i higjienës te meshkujt qerosë është shumë i lartë. Ata janë të rregulluar, rregullisht rruhen dhe kanë më shumë mirëkuptim për shprehitë dhe nevojat e femrës, siç është depilimi.

– Meshkujt qerosë janë shumë seksi, ndërsa shembujt më të mirë nga jeta publike janë Bruce Willis, Billy Zane dhe Sean Connery.

-Kapelet dhe ato republike apo cilindër  janë miqtë më të mirë të meshkujve pa flokë dhe u rrinë mrekullueshëm.

-Meshkujt të cilët janë të pakompleksueshëm për faktin që nuk kanë flokë, e kanë shndërruar këtë mungesë në një armë seksi dhe tërheqjeje, madje janë më të sigurt në vetveten.

A ka gjë më joshëse se mashkulli me plot vetëbesim?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al