2 Shtator, 2018

Fatmira dhe Rudina Hajdari shijojnë ditët e fundit të plazhit


Këtë fundjavë, paparazzi ynë gjeti në plazhet e Jugut, më saktë, në zonën e Livadhit në Himarë, dy personazhe shumë të njohura, të cilat janë nënë e bijë.

Fatmira Hajdari me profesion gjykatëse dhe Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, janë fotografuar teksa shijonin plazhin e mrekullueshëm të Jugut.

Mesa duket, ka qenë një moment i mirë për t’u relaksuar dhe për të qëndruar më gjatë me njëra-tjetrën, pasi dihet që axhendat e dy zonjave në karrierë janë mjaft të ngjeshura gjatë vitit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al