21 Dhjetor, 2019

Fatmir Hysenbelliu shfaq anën e tij altruiste, me paterica për të bërë të lumtur fëmijët me aftësi ndryshe dhe jetimë


Një nga personazhet më interesantë të biznesit, Fatmir Hysenbelliu, edhe këtë vit ka qenë pranë fëmijëve me aftësi ndryshe dhe atyre jetimë, duke vazhduar ritualin tij të bamirësisë, tashmë të kthyer në traditë.

 

Por ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë Fatmiri është fotografuar me paterica, pas një ndërhyrjeje që ka bërë në këmbë.

Ai ka shfaqur anën e tij altruiste, pasi edhe në këto kushte pas ndërhyrjes që ka bërë së fundi, ka shkuar pranë fëmijëve duke i surprizuar dhe bërë të lumtur në këto ditë në prag të festave.

“Sot si çdo vit me @fab_foundation.al në bashkëpunim me ‘Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë’ #charity #orphans”, shkruante Fatmiri në rrjetet sociale, shoqëruar me disa foto gjatë takimeve me fëmijët jetimë të Tiranës, Shkodrës, Kavajës e Korçës.

Kujtojmë që fundi i vitit e gjen gjithmonë pranë këtyre fëmijëve Onin, i cili takohet nga afër me ta duke i gëzuar me dhurata. Kështu, të enjten në orën 13:00, ai vizitoi Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, ku shpërndau dhuratat për fëmijët autikë.

Gjatë kësaj vizite tregoi mbështetjen e vazhdueshme për fëmijët e asaj qendre, duke vënë theksin se ‘nuk duam të jemi pranë tyre vetëm në një moment, por t’u japim një mundësi më shumë’.

“I kemi parë fëmijët vit pas viti teksa rriten dhe dashuria që ne kemi marrë si kthim, na ka bërë të kthehemi çdo herë pranë asaj qendre”, u shpreh ai ndër të tjera. Z. Fatmir Hysenbelliu shoqërohej nga stafi i përkushtuar i Fondacionit “FAB”, të cilët kishin përgatitur dhurata plot dashuri për fëmijët.

“Panorama Plus” ju sjell edhe fotot e këtyre vizitave, që na bëjnë të reflektojmë për një botë më të mirë e me shpresën se do të ketë më shumë personazhe të përkushtuara nga bota e biznesit, që u gjenden afër këtyre fëmijëve në nevojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al