11 Mars, 2023

“Fashion” dhe “casual”, femrat e opozitës zgjedhin të protestojnë për 8 Mars


8 Marsi është festuar në vendin tonë, si dita e gruas. Të shumta kanë qenë urimet, dhuratat dhe festat e organizuara për këtë ditë. Por, ka pasur edhe nga ato që kanë zgjedhur të protestojnë në këtë ditë, si në shumë vende të botës.

Krahas urimeve të ndryshme, disa nga gratë e politikës, por edhe të televizionit kanë zgjedhur që të kenë pankartat në duar dhe të protestojnë për të gjitha gratë shqiptare. Protesta u organizua pasditen e 8 Marsit te Sheshi “Nënë Tereza” dhe bëri edhe njëherë bashkë gratë nga fusha të ndryshme, që përçuan mesazhe të fuqishme në këtë ditë të fuqishme.

Një ndër to ishte edhe moderatorja, Fjoralba Dizdari, e cila prej kohësh është bërë pjesë aktive e poli- “Fashion” dhe “casual”, femrat e opozitës zgjedhin të protestojnë për 8 Mars tikës, në Partinë Demokratike. “Protesto për drejtësi, protesto për barazi” ishte pankarta që Fjoralba zgjodhi të mbante në duar në këtë ditë të shënuar.

Si gjithnjë plot elegancë dhe sharm, ajo tregoi edhe njëherë pse është një nga femrat më të pëlqyera në ekranet tona. Prezantuesja kishte zgjedhur një pallto të gjatë në ngjyrë kafe si dhe çizme të zeza për të veshur në këtë protestë, ku shoqërohej nga mikesha dhe kolege të sajat. Nuk ka munguar në këtë protestë as deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Si gjithnjë një zë i fortë kur vjen puna për gratë, Ina nuk kishte sesi të mungonte në këtë tubim paqësor të organizuar. Ndryshe nga koleget dhe mikeshat e saj, deputetja e Partisë Demokratike, kishte zgjedhur mos të mbante një pankartë në duar, por të bëhej pjesë e organizimit.

Dhe kur vjen puna për të drejtat e grave, nuk kishte sesi të mungonte në këtë organizim edhe aktivistja, Adriana Kalaja. “Po godet gruan, po godet jetën”, lexonte në pankartën që Adriana mbante në dorë. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë të veshur “chic” dhe plot stil, por duket se në ditën e këtij tubimi, Kalaja kishte vendosur të ishte pak më “casual”.

Veshjen e saj, ajo e kishte kombinuar me një palë atlete, duke na treguar edhe anën tjetër të sajën. Tubimit të organizuar i janë bashkuar edhe dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi dhe Albina Deda. “Jam me fat që jam nënë”, “Të drejtat e gruas sjellin stabilitet dhe zhvillim” ishin parullat që ato mbanin në duar.

Ajo që u vu re është se në këtë organizim munguan figurat e Partisë Socialiste, duke lënë në shesh vetën koleget e tyre nga krahu kundërshtar. Duket se ndryshe nga gratë e opozitës, ato të qeverisë, kishin zgjedhur të festonin, në vend që të marshonin për të drejtat e grave në vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al