2 Korrik, 2022

Fansat janë shokuar kur kanë zbuluar arsyen qesharake pse Jennifer Lopez refuzoi të performonte në një shfaqje televizive


Jennifer Lopez ka qenë kryefjala e mediave të huaja, kryesisht për arsye pozitive pas publikimit të dokumentarit të saj në Netflix ‘Halftime’.

Por këngëtarja australiane Dannii Minogue ka zbuluar një të pathënë për JLo, gjë që e bën këngëtaren të përcjellë një përshtypje jo të mirë për fansat.

Minogue pretendon se Lopez dikur urdhëroi të ridekorohej e gjithë dhoma e saj e zhveshjes në setin e shfaqjes muzikore britanike ‘Top of the Pops’.

Thuhet se Lopez ka kërkuar që “gjithçka të ishte e bardhë”, përndryshe ajo do të kishte refuzuar të dilte në skenë.

“Ndërsa i dëgjoni ato histori divash, ka një për të cilën në fakt mund t’jua garantoj,” tha Minogue në podkastin e saj të viteve ’90 me Dannii Minogue.

“Isha në Top of the Pops dhe më thanë se Jennifer Lopez ishte rrugës, por ajo refuzoi të performonte nëse dhoma e saj në prapaskenë nuk ridekorohej.

Më thanë se gjithçka duhej të ishte e bardhë, duke përfshirë edhe divanin. Kërkova të hyja dhe të shihja dhomën pasi ajo nuk ishte aty në atë moment… Unë po shikoja çdo detaj.

Gjithçka që mund të mendoja ishte që: ‘ylli është e mbuluar kokë e këmbë në makeup si mund të ulesh në një divan të bardhë?”.

© Panoramaplus.al