8 Shtator, 2018

Fansat e akuzuan se vrau reperin e famshëm, Ariana Grande merr vendimin drastik


Lidhja e dashurisë mes këngëtares Ariana Grande dhe reperit Mac Miller zgjati rreth dy vite, para se të ndaheshin në pranverën e 2018-s. Pak pas ndarjes ai përplasi një makinë dhe u arrestua për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, gjë për të cilën fansat akuzuan këngëtaren.

Edhe tani pas vdekjes së papritur të 26-vjeçarit, fansat akuzojnë Grande-n për ndarjen nga jeta të reperit. “Instagram”-i i këngëtares u mbush me komente, që akuzonin atë për fatin tragjik të Mac Miller, i cili ndërroi jetë pasditen e se premtes dhe dyshimet e para për shkakun e vdekjes lidhen me një mbidozë droge.

Si pasojë e komente negative kundrejt Ariana Grande-s, kjo e fundit ka vendosur që të heqë mundësinë për të komentuar në fotot e saj në “Instagram”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al