25 Nëntor, 2022

Falë Kanye West, njerëzit mund të blejnë për 20 dollarë veshje nga ‘Balenciaga’ dhe ‘Adidas’, ja pse


Kanye West, po shet kapuçët Balenciaga, Adidas dhe Gap për 20 dollarë.

Reperi i cili viteve të fundit u kthye dhe në stilist të modës bëri një turne nëpër fabrikën e tij në Los Anxhelos, ku mund të shihen dhjetë punonjës duke punuar me makina qepëse. Qindra veshje janë të varura në shina, ose të shtrira në tavolina dhe nëpër dysheme.

Shumë prej tyre janë etiketuar me sloganin për fushatën e tij “Ye24”, pasi West konfirmoi gjithashtu se do të kandidojë edhe një herë për president në vitin 2024. Është e paqartë nëse kapuçat e shtëpive të modës janë pjesë e kësaj, apo një përpjekje më vete, pasi ato nuk janë të markës.

Ye tha: “Kam prerë 100 kapuça” nga Yeezy, Balenciaga, Gap dhe Adidas, “dhe gjithçka që bëjmë do të kushtojë 20 dollarë.”

 

Duke shpjeguar mendimin pas kapuçëve prej 20 dollarësh, Ye tha: “Ne duhet të sigurohemi që të gjithë të marrin të njëjtin nivel prerjesh, të njëjtin nivel ushqimi, të njëjtin nivel uji, të njëjtin nivel arsimimi.”

“Ne jemi duke krijuar mundësi inxhinierike, ne po kalojmë të kaluarën, ne jemi të fokusuar në të ardhmen,” vazhdoi West.

Në video, ai tregon gjithashtu disa xhaketa të reja që ka dizajnuar, duke ia dhuruar një kameramanit.

“Si specie ne duhet të përditësojmë së bashku. Gjithçka ka qenë kaq përçarëse: kur thonë “diversitet”, njerëzit e shikojnë atë sikur është një gjë e mirë, por ne janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”- u shpreh reperi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al