28 Qershor, 2022

“Fakti që s’na keni parë bashkë është një…”- Mikela Pupa konfirmon ndarjen nga Erion Kukaj?


Ish-konkurrentja e Për’puthen Mikela Pupa ka nxitur përsëri dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes me Erion Kukaj.

Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre. 

Dhe kësaj here duket se ish-konkurrentja e Për’puthen duket se ka dhënë një lloj konfirmimi për ndarjen nga Erioni, me të cilin doli çifti disa muaj më parë nga programi.

Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan.

“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë.

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkruan ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.

Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruan:

“Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”

Ndërkohë Erioni ka vendosur të përgjigjet me këtë Instastory:

Në daljet e tyre, dyshja ka treguar që largësia është një nga vështirësitë që hasin në marrëdhënien e tyre, mirëpo duke shkuar ajo në Prizren dhe Erioni duke e vizituar në Tiranë mundohen ta konpensojnë kohën së bashku. Fillimish Mikela dhe Erioni i mohuan lajmet se janë ndarë, por tani kanë arritur të marrin sërish vëmendje me statuset e fundit. Vlen të përmendet edhe fakti që dyshja ende ndiqen në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al