6 Shtator, 2018

“Facebook” po hiqet gjithnjë e më shumë nga celularët


Gjithnjë e më shumë rrjeti social “Facebook” po zhduket në mesin e të rinjve. Gjithashtu zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe me përdoruesit e vjetër.

Qendra Kërkimore Pew ka nxjerrë të dhëna të reja ku përfshin përdoruesit e “Facebook”-ut të moshës 18 vjeç e lart, 42% e atyre që janë anketuar, kanë marrë “pushime” nga rrjeti social për “disa javë ose më shumë” gjatë vitit të kaluar.

Nga ky kërkim rezulton se një e katërta e të anketuarve thanë se e kanë fshirë plotësisht aplikacionin celular nga telefonat e tyre.

Sondazhi i Pew u krye mes 29 majit dhe 11 qershorit, kohë kur skandali i privatësisë së “Cambridge Analytica” të “Facebook” ishte ende i freskët në mendjen e përdoruesve.

Por është një shenjë alarmuese që tregon se njerëzit kanë një shije të keqe në gojën e tyre nga “Facebook”-u pas disa muajsh duke dëgjuar rreth ndërhyrjeve në zgjedhje, fushatave të keqinformimit dhe praktikave të diskutueshme të moderimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al