10 Tetor, 2018

“Facebook” kërkon që t’ju fusë një kamera e mikrofon në shtëpi


Rrjeti social “Facebook” ka lançuar të hënën altoparlantin e tij inteligjent me një ekran dhe një aparat fotografik.

Sipas ekspertëve përkatës, Portal dhe Portal + janë ndërtuar posaçërisht për video-telefonata. Bëhet e ditur se pajisja është në thelb një folës i zgjuar me një prekje që përfshin disa karakteristika unike.

“Facebook” ka njoftuar se midis tyre është një sistem zbulimi i përdoruesit, i cili do të zmadhojë fytyrën e një personi ose do ta ndjekë atë kur të lëvizë nëpër dhomë. Ideja që qëndron prapa pajisjes është të bësh biseda video sikur të jesh në një dhomë me bashkëbiseduesin.

Por menjëherë lind pyetja: “A do t’i besojnë përdoruesit e “Facebook”-ut një pajisjeje të tillë në shtëpinë e tyre?”.

Pas një viti kur “Facebook” humbi shumicën e besimit të publikut mbi trajtimin e të dhënave të përdoruesve – kompania kohët e fundit zbuloi hackin më të madh në historinë e kompanisë, duke ndikuar deri në 50 milionë llogari – njoftimi i Portal u plotësua të hënën në mëngjes.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al