28 Gusht, 2019

“Facebook” do të bëhet me pagesë? Ja ndryshimi që është bërë në rrjetin social

“Është falas dhe gjithmonë do të jetë”, është ky slogani që rrjeti social “Facebook” ka mbajtur për më shumë se një dekadë.

E teksa ky slogan kishte që prej 2008-s që shfaqej sapo hapje faqen kryesore të “Facebook”, “Business Insider” shkruan se që nga 7 gushti i këtij viti slogani është kthyer në “është i shpejtë dhe i lehtë”, duke mos përmendur se është falas.

Gjithashtu thuhet se krijuesi i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, ka në plan që ta bëjë “Facebook” me pagesë.

Deri tani nuk dihet se pse është ndryshuar slogani, por mendohet se Zuckerberg do e bëjë me pagesë për të ruajtur sigurinë, duke qenë se numri i përdoruesve rritet çdo ditë.