23 Shtator, 2020

Është zyrtare! Tom Cruise nuk njeh limite, do fluturojë në hapësirë më 2021, për xhirimet e filmit të parë atje


Planet e Tom Cruise dhe Elon Musk për të realizuar një film në hapësirë janë finalizuar. Udhëtimi i aktorit drejt hapësirës është planifikuar që të bëhet në vitin 2021.

Tom Cruise u bashkua me biznesmenin Elon Musk dhe NASA-n për të xhiruar një film të ri në hapësirën kozmike, me regjisor Doug Liman.

Projekti tani është plotësisht në rrugën e tij, pasi Space Shuttle Almanac konfirmoi në Twitter se Stacioni Hapësinor Axiom, i pilotuar nga Michael Lopez-Alegria, do të niset për një mision në tetor 2021 me Cruise dhe Liman në bord.

NASA konfirmoi përfshirjen e tyre në projekt në fillim të këtij viti.

“NASA është e ngazëllyer të punojë me TomCruise për të prodhuar një film në bordin e Space Station,”- tha administratori i NASA, Jim Bridenstine.

“Ne kemi nevojë për media të njohura që të frymëzojnë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh për t’i bërë realitet planet ambicioze të NASA-s,”– shtoi ai.

Nuk dihet ende titulli i filmit, ndërkohë Liman është në procesin e shkrimit të skenarit të filmit.

Buxheti që do shpenzohet për të realizuar filmin mendohet të jetë 200 milionë dollarë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al