6 Mars, 2020

“Është nënë beqare, kini respekt për të”- Zuna sqaron lidhjen me Loredanën dhe flet për Mozzik: Askush nga ne …


Prej kohësh flitet për një lidhje mes Loredanës dhe Zunas. Thashethemet nisën pas dy këngëtarët po shiheshin shumë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por Zuna ka sqaruar se për momentin ata vetëm po punojnë së bashku në muzikë. Ai shtoi se mbetet për tu parë në të ardhme nëse do lindë diçka e bukur mes tyre.

Ndërsa theksoi se nuk ka asnjë problem mes tij dhe ish bashkëshortit të Loredanës, Mozzik duke kërkuar që asnjë të mos ndërhyjë në çështjet e tyre personale.

“Ufff sa kohë pa postuar dhe pas një çasti të tillë. Loredana dhe unë kemi udhëtuar shumë kohët e fundit. Punuam në muzikë dhe kaluam shumë kohë së bashku. Ajo është një nga artistet lider në Gjermani dhe unë punoj vetëm me më të mirët. Tani po punojmë së bashku në biznes dhe e kuptojmë njëri-tjetrin. A mund të lind diçka dikur, nuk e di, por aktualisht po jemi shumë së bashku dhe po bëjmë muzikë. Ajo është në beqare tani, kështu që kini pak respekt për të. Ju mund të merreni me mua. Për ta sqaruar si çështje, nuk kam asnjë problem me Mozzik. Askush nga ne nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre,”- shkroi ai.

Loredana publikoi dje këngën e saj të fundit “Angst” ose “Frikë” kushtuar jetës personale.

Mes rreshtave përmendi edhe emrin e Mozzik ku u shpreh se asnjëherë nuk do përbalte babain e vajzës së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al