1 Dhjetor, 2022

“Është hera e parë që…”/ Çfarë ndodhi? Beatrix Ramosaj në gjendje jo të mirë shëndetësore


Shpesh herë ajo tregon momentet e saj më të bukura por së fundmi Beatrix Ramosaj  duket se po kalon një periudhë jo të mirë shëndetësore.

Këngëtarja ka treguar nëpërmjet në postimi në ‘Twitter’ se këtë mëngjes  është zgjuar e sëmurë.

 “Jam zgjuar e sëmurë dhe më dhemb fyti. Gjithashtu ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë. Dhjetor i lumtur! Është hera e parë që sëmurem që prej një viti”.– shkroi ajo.

Kujtojmë se Beatrix do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj të vitit të fundit në një mënyrë shumë të veçantë. Edhe pse ajo nuk ka pranuar në gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, mesa duket ajo ia ka lënë ekskluzivitetin emisionit të vëllait të saj Alban Ramosajt.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se këngëtari do të marrë një pauzë nga muzika, për të qenë pranë fansave të tij në një emision që do të realizojë në kanalin e tij të “Youtube-it”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al