3 Dhjetor, 2021

“Është e vështirë, kishim 35 vite bashkë”- Tom Ford tregon si po menaxhon rritjen e djalit pas vdekjes së bashkëshortit: Akoma mendoj se …


Tom Ford ka rrëfyer jetën e tij pas vdekjes së bashkëshortit, Richard Buckley.

“Ka qenë e vështirë pas 35 vitesh, është e vështirë”, tha ai për Wall Street Journal. “Akoma vazhdoj të mendoj: ‘Oh, Zot, duhet të telefonoj Riçardin, ose duhet t’i dërgoj atij një shënim për diçka’. Por ai nuk është këtu.”

Tom Ford and Richard Buckley

Ford dhe Buckley, i cili ndërroi jetë në shtator 2021 në moshën 72-vjeçare, u martuan në 2014-ën.

Buckley i la 60-vjeçarit djalin e tyre të birësuar, 9-vjeçarin Jack, për tu kujdesur.

“Deri pak kohë më parë më ndihmonte Richard në mëngjes. Ka qenë e vështirë muajt e fundit, pasi ai i bënte ushqimin Jack për shkollë, ndërsa unë bëhesha gati. Por po ia marr dorën”, tha ai.

Por tani që Ford është i ve, po mëson se si t’i bëjë gjërat vetë përsëri.

“Është sfidë për mua që ta zgjoj, ta vesh, t’i bëj gati ushqimin për mëngjes dhe drekë, të merrem me veten dhe më pas ta çoj në shkollë në 7:45. Por gjithashtu duhet të jem në zyrën time në orën 8:10”, përfundoi Tom Ford.

Tom Ford and Richard Buckley1

Stilisti i famshëm u takua me Buckley-n në vitet ’80 kur ata po hipnin në ashensor së bashku.

Gjatë një interviste në nëntor 2016, Ford tha se ishte dashuri me shikim të parë.

“Brenda një muaji nisëm të jetonim së bashku”, tha 60-vjeçari në atë kohë. “Në momentin kur ishim në ashensor mendova: ‘Ky është i duhuri për mua’. Ishte padyshim dashuri me shikim të parë”.

tom ford1

Ford u shpreh se arritën ta mbronin marrëdhënien e tyre, pikërisht për shkak të kësaj lidhje të fortë që kishin me njëri-tjetrin.

“Nëse personi me të cilin jeni, është dikush që ju e respektoni, besoni se ka një zemër të madhe dhe një shpirt të madh, mos i lini kurrë,” tha ai, “sepse nuk do të gjesh askënd më të mirë.”

/Panoramaplus.al

tom ford4tom ford

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al