17 Korrik, 2018

Ermal Mamaqi i prish setin fotografik Amit: Ke për të fjetur në divan sonte


Çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska po shijon disa ditë pushimesh në Francë. Që të dy publikojnë foto e video të ndryshme në profilet e tyre në “Instagram”.

Por një moment duket se nuk ka shkuar si duhet, pasi Ermali i ka prishur setin fotografik që po bënte bashkëshortja në derën e një hoteli luksoz.

“Ja si prishet një set fotografik te dera hotelit… O më mir e”, shkruan ai.

Fansat kanë qeshur më foton e publikuar, ndërsa disa prej tyre i thonë Ermalit se do të flejë në kolltuk sonte.

“Ti s’je në vete”. Ke për të fjetur në divan sonte”, janë disa nga komentet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al