14 Nëntor, 2018

Ermal Mamaqi gati për të qarë në banjën e shtëpisë, fajin e ka Ami


Moderatori i njohur Ermal Mamaqi është një  nga personazhet më komikë dhe më të ndjekur në rrjete sociale. Ai është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku video dhe momente qesharake nga më të ndryshmet.

Sot, ai ka ndarë me ndjekësit një video në “Instastory”, ku tregon një problem mjaft shqetësues që po ndodh në shtëpinë e tij, konkretisht në banjën e shtëpisë.

I ndodhur përballë pasqyrës ai ka vënë re se në anët e ndara me bashkëshorten e tij Amin nuk janë aspak në proporcion të njëjtë.

“Jam në banjën e shtëpisë time dhe po shoh disa gjëra që nuk shkojnë fare, kjo është ana e Amit, kjo është ana ime”, dëgjohet Ermali të thotë në video.

Aty vihet re se ana e Amit është e mbushur me plot produkte për kujdesin vetjak ndërsa ana e tij mban vetëm një shkumë dhe brisk rroje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al