13 Gusht, 2018

Erla Mëhilli bëhet nënë për herë të dytë, publikon imazhin e parë të djalit


Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur të ardhjes në jetë të vogëlushit e ka bërë të ditur vetë Erla nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

Ajo ka publikuar një foto të djalit të vogël ku i qëndron pranë vëllai, Akidi. Ndërkohë Erla nuk ka zbuluar për ndjekësit e saj emrin e të birit.

Ndërsa kujtojmë se Mëhilli është e martuar me ish-deputetin demokrat Keltis Kruja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al