10 Maj, 2018

Erdogan dëshmitar në dasmën e këngëtarit të njohur, ja këshilla që i jep çiftit


Këngëtari i njohur turk Alisan i ka dhënë fund beqarisë të dielën që kaloi, duke u martuar me Buse Varol në Stamboll. Dasma e tyre do të mbahet mend gjatë pasi i ftuar special, madje dëshmitar i kësaj dashurie ishte pikërisht presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan i kërkoi çiftit që të bënin sa më shumë fëmijë pasi sipas tij, Turqia është mashtruar prej vitesh me nocionin e kontrollit të lindjes.

“Kombe të forta janë krijuar nga familje të forta”, tha presidenti turk, i cili është babai i katër fëmijëve. E teksa po i jepte çiftit certifikatën e martesës ai tha: “Unë gjithmonë kam këtë këshillën sa i përket numrit të fëmijëve: Një është i çuditshëm, dy bëhen kundërshtarë, tre krijojnë ekuilibër, katër sjellin bekim dhe pjesa tjetër është në duart e Zotit”.

Presidenti turk thotë se është e papranueshme që gratë të japin përparësi karrierës mbi familjen dhe shpesh këshillon çiftet në Turqi që të kenë të paktën tre fëmijë, ndërsa ai e rrit këtë numër për pesë për turqit që banojnë në Evropë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al