23 Gusht, 2018

Eno Popi publikon foton e ëmbël të së bijës


Tre muaj më parë, moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij lindi vogëlushen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Eno nuk ishte pranë saj në ato momente aq të veçanta e emocionuese.

Një ditë pas ardhjes në jetë të vajzës, ai zbuloi emrin që ata kishin vendosur për të bijën. Eno dhe partnerja e tij e pagëzuan me emrin Liv, një emër tradicional skandinav që do të thotë “mbrojtje, përkrahje”.

Mirëpo moderatori i dashur për publikun shqiptar nuk publikoi asnjë fotografi të vogëlushes së tij. Vetëm ditën e sotme nëpërmjet një postimi në “Instastory” Eno na ka prezantuar për herë të parë me vogëlushen e tij.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al