24 Gusht, 2018

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj me pushime së bashku, fansat kapin këtë detaj (FOTO)


Prej disa kohësh është përfolur për një lidhje dashurie mes dy këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, të cilët nuk e kanë konfirmuar asnjëherë publikisht.

E teksa nuk e pranojnë publikisht lidhjen e tyre, fotot e postuar së fundmi nga ata të dy në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram” na e vërtetojnë edhe një herë se ata janë bashkë.

Dy këngëtarët e njohur kanë postuar foto e video ku na tregojnë se janë me pushime. Por fansat kanë kapur detajin se bëhet fjalë për të njëjtin vend.

Pas koncerteve të shumta që kanë pasur gjatë kësaj vere, Eni dhe Genci janë duke kaluar disa ditë pushimesh së bashku në Budva.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al