7 Shkurt, 2018

Elvana thumbon Florin? “U ktheva nga shpella ku isha izoluar”


Ka rreth dy vite që i ka munguar ekranit shqiptar, pasi ka vijuar karrierën e saj muzikore përtej oqeanit. Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila para pak ditësh festoi ditëlindjen.

Por dhuratën më të mirë për ditëlindje ajo ua dhuroi 100 të ftuarve specialë në një recital me këngën e albumit të saj të ri.

Mirëpo një shprehje e saj gjatë festës private ka ngritur një pikëpyetje te gazetarët e pranishëm dhe bëhet fjalë pikërisht për “shpellën ku isha izoluar”.

Gazetari Eni Shehu i ftuar në emisionin e Rudinës aludoi se një koment i tillë lidhet me ndarjen e Elvanës nga “Threedots” dhe kjo metaforë lidhet me “izolimin” e saj brenda shtëpisë diskografike me të cilën ka bashkëpunuar prej 10 vitesh.

Por Rudina kishte një mendim krejt ndryshe duke e argumentuar me faktin se Elvana ka qenë e shkëputur nga jeta publike dhe “shpella” nënkupton mungesën e saj. Kush ka të drejtë vallë,  Rudina apo Eni Shehu?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al