3 Korrik, 2022

Elon Musk “thyen” heshtjen në Twitter! Pas një shkëputje nga rrjeti social që dëshiron ta blejë miliarda dollarë, poston foton me 4 djemtë dhe Papa Françeskun


Elon Musk është kthyer në Twitter. Pasi publikoi për herë të fundit në rrjetin social më 21 qershor, miliarderi ka “thyer” heshtjen.

elon musk1

Shefi ekzekutiv i Tesla postoi të premten një mesazh: “Ndihem… ndoshta… pak i mërzitur?”

Më vonë, ai publikoi një fotografi me djemtë e tij, Griffin dhe trinjakëve Kai, Damian dhe Sax me ish gruan e parë, Justine Wilson, duke pozuar pranë Papa Françeskut.

“I nderuar ta takonim”, shkroi njeriu më i pasur në botë, në foton me Papën, ku së bashku me djemtë e tij shihen të veshur me kostume.

Gjithashtu postoi një foto me imazh bashkëshorten Talulah Riley në Itali.

“Venecia, një vend i Kujtesës së Madhe”, ka shkruar ai foton, ku shihet ai dhe Riley, 36 vjeç, me maska fytyre që mbulojnë sytë.

elon musk

Largimi 10-ditor i Musk nga Twitter është më i gjati që ai ka marrë nga platforma e mediave sociale që nga tetori 2017, raportoi The Wall Street Journal.

Pronari i SpaceX më parë nuk kishte kaluar më shumë se gjashtë ditë pa postuar në Twitter që nga janari 2018, raportoi media.

WSJ raportoi se Musk, i cili aktualisht po vlerëson një marrëveshje miliarda dollarësh për të blerë Twitter, ka bërë pushime më të shkurtra disaditore nga rrjeti social.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al