6 Gusht, 2022

Elon Musk merr hapin tjetër kundër “Twitter”, sfidon pronarin e kompanisë në një debat publik! Ja për çfarë arsye


Multimiliarderi Elon Musk ka sfiduar shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal në një debat publik lidhur me përqindjen e robotëve në platformën e mediave sociale.

MUSK

Në një postim në Twitter, Musk shkruan se 5% e përdoruesve të përditshëm të rrjetit social janë të rremë ose spam.

“Lëreni t’i dëshmojë publikut se Twitter ka 5% përdorues të rremë ose spam të përditshëm!”, shkruan Musk.

Ai gjithashtu filloi një sondazh duke pyetur përdoruesit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm të Tëitter janë të rremë.

Twitter hodhi poshtë të enjten një pretendim të Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Musk ngriti një kundërpadi kundër Twitter më 29 korrik, duke përshkallëzuar luftën e tij ligjore kundër kompanisë për ofertën e tij për t’u larguar nga marrëveshja e blerjes.

elonmusk

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al