28 Prill, 2022

Elon Musk bleu Twitter-in, aktorja e njohur reagon ashpër: Është e rrezikshme…


Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka blerë me sukses 100 për qind të aksioneve në Twitter për rreth 44 miliardë dollarë të hënën. Për këtë kanë reagur edhe persozhe të njohur të Hollivudit.

Disa prej tyre kanë vendosur ta mbyllin përfundimisht llogarinë, por ka edhe nga ana që nuk do të heqin dorë. Aktorja Cate Blanchett ka thënë blerja eTwitter nga Musk është ‘shumë e rrezikshme’.

Ndërsa ishte pjesë në Galanë e Çmimeve Chaplin në Nju Jork të hënën, aktorja e filmit të njohur ‘’Don’t Look Up’’ foli shkurtimisht për pikëpamjet e saj mbi këtë çështje.

“Është e rrezikshme,” tha ajo për Variety. “Kaq kam për të thënë, është shumë, shumë e rrezikshme.”

Ylli i Carol nuk është e vetmja që ka këtë mendim. Më herët, aktorja e famshme Jameela Jamil njoftoi mbylljen e llogarisë së saj në Twitter.

Aktorja e serialit ‘’Good Place’’ i dha lamtumirën Twitter-it me një postim përfundimtar, duke shkruar: “Kam frikë se kjo ofertë e fjalës së lirë do ta ndihmojë këtë platformë të arrijë formën e saj përfundimtare të urrejtjes, fanatizmit dhe mizogjinisë krejtësisht të paligjshme”.

Ajo më herët kishte bërë shaka, “Një gjë e mirë në lidhje me blerjen e Twitter-it nga Elon është se unë, më në funddo të largohem dhe do të ndaloj së qeni një kërcënim i plotë për shoqërinë këtu. Pra, është vërtet fitore për të gjithë ju.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al