4 Mars, 2022

Elon Musk bën paralajmërimin për ukrainasit: Përdorni me kujdes internetin, Rusia mund t’ju spiunojë


CEO i Tesla, Elon Musk ka paralajmëruar ukrainasit se Rusia mund të jetë duke i spiunuar nëpërmjet internetit.

Ai ka ftuar të gjithë ukrainasit që të përdorin internetin e tij satelitor emergjent pasi ekziston mundësia që të spiunohen nga rusët.  Miliarderi ndihmoi Ukrainën duke iu ofruar internet nëpërmjet “Starlink” për të komunikuar.

Por, Musk ka paralajmëruar Ukrainën që ta “përdorë me kujdes”. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një statusi në Twitter:

“Paralajmërim i rëndëshishëm,

Starlink është i vetmi system komunikimi jo-rus që ende funksionon në disa vende të Ukraiës, kështu që probabiliteti për t’u spiunuar është i lartë”, shkroi ai.

Starlink përdor mijëra satelitë në hapësirë ​​për të transmetuar internetin në Tokë, në vend të kabllove tradicionale. Musk ofroi ndihmë pë shtetin që po përballet me luftën, pasi mori një “lutje” nga zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Mykhailo Fedorov tha se Starlink ka qenë një pjesë kyçe në mbajtjen e shërbimeve të urgjencës të lidhura dhe shpëtimin e jetëve. Nga ana tjetër, Musk deklaroi pak ditë më parë se kishte përditësuar softuerin për të reduktuar konsumin maksimal të energjisë, për të evituar shkëputjet. Ai ka aktivizuar gjithashtu veçoritë e roaming-ut në celular, në mënyrë që automjetet në lëvizje të mund të jenë gjithashtu online, shkruan The Sun.

Kjo vjen pasi shefi i “hapësirës” i Vladimir Putin tha se hakerimi i satelitëve është “një arsye për të shkaktuar në luftë”, pas raporteve që grupi i hakerëve Anonymous kishte  mbyllur Roscosmos .

Dmitry Rogozin mohoi se agjencia ishte shkelur, por dha ​​një mesazh për këdo që mund të përpiqet ta bëjë këtë.

“Dua të paralajmëroj të gjithë ata që përpiqen ta bëjnë këtë se në thelb është një krim, i cili duhet të ndëshkohet ashpër. Sepse çaktivizimi i grupit satelitor të çdo vendi është përgjithësisht një casus belli, pra një arsye për të shkuar në luftë. Dhe ne do të kërkojmë ata që e organizuan. Ne do t’i dërgojmë të gjitha materialet e nevojshme Shërbimit Federal të Sigurisë, Komitetit Hetimor dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hapjen e çështjeve përkatëse penale.”, tha ai për mediat ruse.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al