10 Shtator, 2018

Eli G i “B.B” prezanton partneren: Lidhja që më ndryshoi jetën, si rashë në dashuri me regjisoren e klipit


Është vetëm 24 vjeç dhe po hyn me vrull në tregun e reperave për të arritur majat tani edhe si producent klipesh. Eli G (Elsamed Senaj) i “Big Brother 9”, pasi ka bërë bujë me klipin “A din me Bo Twerk” dhe ka përfunduar klipin “Zemër je”, ai ka të reja nga jeta private. Në festën e ditëlindjes, që organizoi me një rreth të ngushtë miqsh në Gjirin e Lalzit, ai u prezantoi miqve të dashurën e tij, një vajzë simpatike bionde, që quhet Klaudia Shehu.

Foton e puthjes së asaj nate ai e shoqëroi me një dedikim të ndjerë dashurie drejtuar të dashurës së tij, ndërsa shprehej: “10 muaj që jeta ime mori rrjedhë tjetër. Je femra më e mirë dhe e zgjuar që kam njohur në jetën time! Love You pasuri!”.

I pyetur nga “Panorama Plus” se ku është njohur me Klaudian, e cila tashmë është bashkëpunëtorja e tij në kompaninë e prodhimit të klipeve, Eli G tregon: “U njohëm në xhirimet e klipit tim, ku ajo ishte regjisore dhe skenariste”.

Në një intervistë për “Panorama Plus” në lidhje me jetën e shthurur të reperave mes femrave e parave dhe si e sheh ai veten, është shprehur: “Paraja është diçka që ka ardhur me shumë punë tek unë. Që 15 vjeç kam qenë aktiv dhe kjo më ka zhvilluar artistikisht, moralisht, edhe instiktivisht për ta fituar atë. Sa për pushtetin, është diçka që çdo person e tregon me autoritetin e tij. Sa për femrat? Çdo mashkull mund ta ketë në ditët e sotme, por unë bëj një jetë normale, jo jetë të shthurur, sidomos tani jam përqendruar te puna, duke investuar vetëm aty”.

Ndërkohë, mesa duket, edhe lidhja e re ia ka ndryshuar vërtet jetën, pasi tani shihet kudo vetëm në krah të një femre dhe ajo është e dashura.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al