6 Shtator, 2018

“Electricity”, Dua Lipa shfaq versionin e saj seksi në këngën e re (VIDEO)


Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka publikuar këngën e saj më të re, të cilën e sjell në bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson.

Projekti i ri i këngëtares shqiptare titullohet “Electricity”, ku Dua shfaqet në një tjetër version, më sensuale se kurrë.

Gjatë gjithë klipit Dua shfaqet me një veshje, si dhe ka ndryshuar ngjyrën e flokëve bionde.

E veshur me të brendshme të kuqe dhe bluzë të bardhë, këngëtarja tregon linjat dhe muskujt.

Fillimisht 23-vjeçarja shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë, skena zhvendoset në një ambient tjetër feste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al