6 Gusht, 2022

Eksperti tregon fjalëkalimet që nuk duhen në rrjetet sociale, kujdes nëse keni vendosur këto të dhëna


Kur krijoni një fjalëkalim për një llogari të re në rrjetet sociale, duhet të mendoni më thellë për të parandaluar kriminelët kibernetikë që të hakerojnë profilet tuaja në internet.

Por jo të gjithë e marrin këtë këshillë parasysh.

Një ekspert thotë për Mirror, se ata që përdorin emrin e një kafshe si frymëzim fjalëkalimi janë më të rrezikuar nga hakerimi i llogarisë së tyre.

Në hulumtimin e bërë, shifrat treguan se 47 për qind e njerëzve që përdorën emrin e një kafshe si fjalëkalim të tyre u është bllokuar llogaria nga hakerat, krahasuar me 26 për qind që përdorën emrin e një fëmije ose 15 për qind që përdorën emrin e një prindi.

“Ne gjithashtu zbuluam se përdoruesit që zgjodhën të ruanin automatikisht fjalëkalimet e tyre konsideroheshin nga Google si më të rrezikuar, pasi ata prireshin të përdornin fjalëkalime më të dobëta sesa ata që nuk i ruanin automatikisht”, ta eksperti.

Kështu që, herën tjetër, kujdes me fjalëkalimet që vendosni!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al