4 Gusht, 2022

Ekskluzive/ U përfol për një lidhje me moderatoren, flet për herë të parë Fisnik Syla


Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat që po qarkullojnë kohët e fundit se është në një lidhje me moderatoren Ester Bylyku. Në një prononcim për ‘Panorama Plus’ ai e ka mohuar diçka të tillë, duke u shprehur: “Jo, nuk jam në lidhje me Ester”.

Megjithatë, ai nuk ngurroi të ironizonte moderatoren duke thënë se dëshiron famë prej tij. “Unë nuk e kam karakaterin dhe as moshën , profesionin por edhe kohën që të merrem me ato që dëshirojnë të bëjnë famë përmes meje.”-tha Fisniku në prononcimin e tij.

Më pas ai shpërndau një status në Instastory ku shkruan: “Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, me keqardhje ju them se nuk do ta kenë atë rast.”

Ndërkohë ditën e djeshme erdhi një reagim edhe nga Ester. Në një postim në Instastory, moderatorja mohoi zërat se është në një lidhje me biznesmenin. “Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!!”- shkruante moderatorja.

 Fisnik Syla konfirmoi zërat se është në një lidhje para pak ditësh në Snapchat.

Ai publikoi një foto duke drekuar buzë detit me të dashurën e re. Mirëpo vetëm kaq detaje ka ndarë Syla në Storyn e tij në Snapchat. Ai akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzë, të cilës i duket vetëm dora.

Zërat se ajo është në një romancë me Esterin nisën vetëm pak ditë më parë kur ai postoi një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi. Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”. Pas këtij postimi, erdhi ai i prezantueses, e cila është nga Tirana, Ajo ka ndau një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar: “Vij së shpejti tek ti”.

Ester realizoi pak kohë më parë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur nëse është në lidhje ajo e ka pranuar diçka të tillë.

Ajo publikoi një foto krah partnerit duke treguar vetëm pak nga ai, që ngjasonte shumë me Fisnikun, duke lënë të mendohet se aludimet janë të vërteta. Megjithatë tani ajo sqaroi për herë të parë që nuk bëhet fjalë për të.

Fisniku i dha fund martesës me Fjollën para disa muajsh. Ishte biznesmeni ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al