23 Tetor, 2017

Ekskluzive/ Jonida Shehu largohet nga “Pasdite në Top Channel”: Vendimi është i pakthyeshëm


Jonida Shehu është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar e cila sëfundmi shfaqej çdo pasdite në ekranin e Top Channel, me tema gjithnjë të larmishme.

Por sipas informacioneve të “Panorama” Jonida është larguar përfundimisht nga ky emision që ditën e premte dhe ky është një vendim që sipas saj nuk do të ketë kthim pas.

E kontaktuar nga “Panorama” ajo u shpreh: Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”.

Ditën e sotme Jonida nuk do të shfaqet më në “Padite në Top Channel”, ndërkohë mbetet për t’u parë se ku do të zgjedhe të bëjë daljen e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al