15 Nëntor, 2018

Edhe pse shtatzënë, Anjeza Shahini nuk largohet dot nga ky zakon i vjetër


Viti 2019 për këngëtaren e njohur Anjeza Shahini do të jetë mjaft emocionues. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë.

Anjeza ka zbuluar se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur.

E duke qenë se është në pritje të ëmbël, asaj i duhet që të heqë dorë nga shumë gjëra. Duhet pasur kujdes me ushqimin dhe me pijet.

Sot, Shahini ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram” ku shfaqet me një kafe në tavolinë. Ndërkohë bashkëngjitur me foton ajo sqaron se është pa kafeinë.

“Nuk është shumë e thjeshtë të ndryshosh zakonet, por është shumë natyrale kur ia vlen”, shkruan krahas fotos këngëtarja shqiptare.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al