20 Janar, 2021

Edhe Dua Lipa pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden


Përgatituni të kërceni me këngën e Dua Lipës në ceremoninë e sotme të inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden.

Presidenti dhe zv/Presidentja e zgjedhur Kamala Harris publikuan listën e këngëve që do performohen gjatë ceremonisë virtuale dhe mes tyre është edhe Levitating e Dua Lipës.

Lista me 46 këngë ka për qëllim të pasqyrojë ndjenjat e bashkimit, bashkëpunimit dhe unitetit.

“Zgjedhja e këngëve përfaqëson diversitetin e tonë, forcën dhe qëndrueshmërinë tonë ndërsa presim një epokë të re për Amerikën,”- tha ekipi i Biden e Harris.

Raportohet se këndimi i Himnit Kombëtar iu është besuar këngëtares Lady Gagës, ndërsa priten performanca virtuale nga Demi Lovato dhe Jennifer Lopez, si edhe këngëtarë të tjerë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al