2 Shtator, 2017

Edhe Albana Osmani ndjek trendin e vipave: Së shpejti do hap një biznes privat


Albana Osmani, moderatorja seksi, e cila këtë vit ndërmori edhe nismën e saj bamirëse për fëmijët talasemikë të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, “Ti je një Luledielli” duket se është më në formë se kurrë dhe e fokusuar tërësisht mbi qëllimet dhe objektivat e saj. Në një intervistë për “Bluetooth”, për të rejat e jetës profesionale dhe aspektin personal, Albana thotë se është aq e ngarkuar me punën saqë ende nuk ka pasur kohë të merret me jetën private.

Ajo rrëfen se një nga planet e afërta është hapja e një biznesi privat, të cilin ajo kishte kohë që e mendonte, por vetëm tani gjeti mundësinë financiare për ta bërë. Madje më tej Albana tregon se vera e saj ka qenë e ngarkuar pikërisht për këtë arsye, pasi është marr me përgatitjet për hapjen e biznesit të ri. Se për çfarë biznesi bëhet fjalë, Albana nuk ka preferuar të japë më shumë detaje. “Vera e këtij viti për mua ishte përsëri punë shumicën e kohës. Kam kaluar disa fundjava me familjen, të cilët vijnë çdo vit në Shqipëri për të kaluar pushimet dhe ditët e tjera kam qenë e angazhuar me fondacionin dhe, gjithashtu, me një biznes privat që po përpiqem të hap”, thotë ajo. Mesa duket investimi në një biznes privat po kthehet gjithnjë e më shumë në një trend për vipat tanë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al