6 Tetor, 2022

“Edhe 100 dashuria ime i thoje dhe mekanikut ti”/ Ndjekësi ironizon urimin e Rudina Dembacajt për ditëlindjen e Markut, aktorja nuk ia përton me përgjigjen e saj: Nuk e di vëlla, s’mbaj mend…


Sot është një ditë e veçantë për Rudina Dembacajn pasi bashkëshorti i saj Mark Frroku feston ditëlindjen e tij.

Aktorja e humorit ka postuar foto me ish-deputetin ku e uron me fjalët më të ëmbla.

“Edhe 100 dashuria ime! Te dua! Rastësisht jemi veshur njësoj sot”- shkroi Rudina krahas postimit.

Në sektorin e komenteve pati dhe urime të shumta për partnerin e aktores, mirëpo ajo çka i kishte rënë në sy Dembacajt ishte komenti thumbues i një ndjekësi i cili shkruante:

“Edhe 100 dashuria ime i thoje dhe mekanikut ti”– tha ai, duke iu referuar ish-partnerit të aktores. Sic ndodh shpesh herë Rudina nuk ia përton t’i kthehet komenteve të tilla dhe ajo e ka ironizuar ndjekësin duke iu përgjigjur:

“Nuk e di vëlla, smbaj mend asgjë që kam kaluar. Më ka lënë keq fare Covidi. Di që Markun e dua shumë”.

Kujtojmë se marrëdhënia e Rudinës dhe ish-deputetit u gjykua shumë fillimisht, madje aktorja u akuzua se arsyeja që u nda nga ish-partneri ishte Marku. Kjo gjë nuk ndikoi aspak në raportin mes aktores dhe bashkëshorit të saj pasi ajo nuk ngurron asnjëherë të shprehë publikisht dashurinë e madhe që ndjen për të.

Disa ditë më parë, Rudina dhe Marku festuan dhe 1-vjetorin e martesës së tyre, duke kujtuar më nostalgji momentet më të bukura të dasmës.

Rudina publikoi videon e veçantë ku ajo dhe Marku kanë realizuar kërcimin e tyre të dashurisë dhe krahas postimit aktorja bëri dedikimin e veçantë  për partnerin e saj:

“Të dua! Gëzuar përvjetorin dashuria ime!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al