16 Janar, 2018

E rrallë, Rodrigo kryen 60 operacione për tu shndërruar në versionin mashkull të kukullës Barbie


Operacionet plastike janë një trend i kohëve moderne, i cili nuk ka pushtuar vetëm femrat, por së fundmi edhe meshkujt. Rodrigo Alves është një nga ata djem i cili së fundmi i është nënshtruar operacionit plastik të 60-të.

Rodrigo ka bërë ndërhyrje të shumta në fytyrë, por edhe në fizikun e tij, pasi është i pari mashkull që ka vendosur të heq katër brinjë në trupin e tij, duke u shndërruar kështu në mashkullin e parë në botë që i nënshtrohet një operacioni të tillë. Ai është i famshëm pikërisht për këtë që ka bërë dhe në botën e shoubizit njihet me emrin kukulla Ken, version mashkull i Barbie. Për të gjitha këto ndërhyrje ai thotë se ka shpenzuar plot 60 mijë paund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al