17 Korrik, 2018

E reja vdes pas darkës romantike në restorant me të fejuarin, dyshohet se…


Këtë restorant e kishte frekuentuar edhe më parë. Aty ndihej e sigurt, Chiara Ribechini, sikurse edhe mbrëmë kur 24-vjecarja nga Pisa u sëmur menjëherë pas darkës dhe vdiq rrugës për në spital për shkak të një reaksioni alergjik vdekjeprurës, teksa transportohej me ambulancën që e kishte thirrur i fejuari.

Nuk i kanë hyrë aspak në punë as ilaçet që mbante gjithmonë me vete pasi e dinte se ishte alergjike prej shumë vitesh.

Karabinierët kanë mbyllur kuzhinën e restorantit dhe nesër do të kryhet autopsia ne trupin e të resë.

Të dyshuarit kryesorë janë brusketat që ajo kishte ngrënë. Do të jetë autopsia ajo që të hedhë dritë mbi arsyen që shkaktoi vdekjen e të resë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al