18 Prill, 2018

E reja punon si prostitutë për të paguar tarifën prej 20 mijë dollarësh të universitetit


Ajo duhet të paguaj borxhin prej 20 mijë dollarësh të mbetur nga tarifat e papaguara të universitetit, e si pasojë punon si prostitutë.

E njohur vetëm me emrin Louise, ajo e mbron të drejtën që të shesë trupin e saj, sesa të punojë në një pikë karburanti me një pagë minimale.

“Nuk dua që njerëzit të mendojnë se jam e droguar ose kam qenë e detyruar nga dikush ta bëj këtë punë”, ka rrëfyer Louise në një intervistë të gjatë për BBC.

Gjithashtu ajo ka treguar se ndjehet e detyruar që të bëjë këtë punë, pasi sipas saj, është e vetmja mënyrë për të shlyer në një kohë të shpejtë detyrimet e prapambetura. Ajo është diplomuar për Biologji detare.

Sipas BBC-së, ajo tha se arrin të fitojë deri në 900 paund në javë. “Unë jam kokëfortë dhe kundërshtuese në lidhje me të drejtën time për ta bërë këtë punë, pavarësisht paragjykimit të njerëzve. Unë jam këtu vetëm si një person normal që dëshiron të bëjë para, të sigurojë një të ardhme për veten”, shprehet Louise.

Ajo punon në një ndërtesë në Westminster, në Londër. Klientët paguajnë 70 paund për një orë e gjysmë, nga të cilat 25 i merr pronari i shtëpisë publike.

Gjithashtu BBC shkruan se shtëpia publike drejtohet nga një ish-detektiv policie. Në Angli dhe në Uells shtëpitë publike janë të paligjshme, por ligji nuk i ndalon personat të paguajnë ose të paguhen për të kryer marrëdhënie seksuale.

Pronari, i cili njihet vetëm si Karl, tha se është përfshirë në këtë industri prej 15 vjetësh, ndërsa shprehet se fiton deri në 60 mijë paund në vit.

Ai pohon se nuk është duke i shfrytëzuar femrat dhe se nuk ka thyer ligjin. Gjithashtu Karl thotë se nëse mbyllet kjo shtëpi publike, rreth 15 deri në 20 femra do të ngelnin papunë.

“Nëse do të punoja rrugëve, një person mund të më përdhunojë, dhunojë e të bëj c’të dojë më mua. Ndërsa kështu, klienti vjen, ka një recepsionist dhe je 1 milion herë më i sigurte”, ka thënë Louise.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al