21 Janar, 2020

E realizoi ndërsa vuante nga psikoza në vitin 1889, vërtetohet autenciteti i autoportretit të Van Gogh pas 5 dekadash


 

Autoportreti i Vincent van Gogh më në fund është shpallur origjinal pas shumë viteve pasigurie. Ekspertët e artit e kanë identifikuar Self Portrait të vitit 1889 si veprën e vetme të pikturuar nga mjeshtri holandez, ndërsa ai vuante nga psikoza.

Piktura u konfirmua si autentike nga Muzeu Van Gogh në Amsterdam.

Ekspertët përcaktuan se ajo ishte pikturuar ndërsa Van Gogh ishte në një azil në Saint-Remy të Francës në fund të verës së vitit 1889.

Dyshimet mbi origjinalitetin e pikturës filluan që në vitin 1970.

Galeria Kombëtare në Oslo të Norvegjisë, e cila zotëron veprën, ia dërgoi ekspertëve holandezë, të cilët përdorën analiza me rreze X të pikturës, studime të furçave si edhe referencat në letra drejtuar vëllait të Van Gogh, Theos.

Van Gogh në letrën drejtuar vëllait të tij në shtator të vitit 1889 shkruante se pikturën e realizoi ndërsa ishte sëmurë.

Artisti shkroi se ishte goditur nga një “episod i rëndë psikotik” që i nisi në korrik dhe i zgjati 6 javë.

Megjithëse ndihej i aftë të pikturonte, tha se kishte ende shqetësime.

Muzeu në Oslo e bleu pikturën në vitin 1910 nga një koleksionist në Paris, duke e bërë atë autoportretin e parë të Van Gogh që hyn në një koleksion publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al