24 Maj, 2022

E quajti biseksual, ish-konkurrenti i Për’puthen i përgjigjet Ritvanës: Ka qenë në shtëpinë time, nuk mund t’i ketë këto dyshime


Argjendi Raci dhe Ritvana Fetahu kanë qenë mjaft të komentuar në kohën kur ishin në programin e dashurisë, “Për’puthen”.

Edhe pse patën raporte të afërta dhe shumë takime me njëri-tjetrin, gjithçka ndryshoi shpejt dhe dyshja agravuan në debate të ashpra dhe akuza.

Gjithçka nisi me deklaratën e Argjendit, i cili zbuloi se ai dhe Ritvana janë takuar në fshehtësi në shtëpinë e tij, gjë që u mohua nga kjo e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, dyshja kanë akuzuar njëri-tjetrin virtualisht. Në puntatën e sotme Argjendi tha se vuri re një sjellje të gabuar nga ana e Ritvanës, për këtë arsye vendosi të tregojë për takimet sekrete në shtëpinë e tij.

Biseda:

Argjendi: Po të mendoja me gjakftohtësi do thoja: “nuk do i jap shumë rëndësi” por në momenti që je këtu brenda tensioni rritet. Ndoshta ishte një reagim nga inati e sipër sepse po shoh sjellje shumë të gabuar kundrejt meje edhe thashë pse duhet ti ruaj unë imazhin.

Pyetje: Dyshimi që ajo tha për biseskualitetin tënd… kur ka qenë në shtëpinë tënde dhe jeni takuar shumë herë bashkë,  një vajzë që të thotë një dyshim të tillë ta thtë nga inati apo sepse keni qenë bashkë në mënyrë sekrete.

Argjendi: Nuk dua ta ngacmoj plagën dhe të kaloj në detaje, por unë mendoj se çdo femër mund t’i kishte ato dyshime, vetëm ajo jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al