19 Shkurt, 2019

E pyesin nëse është xheloze, ja si përgjigjet moderatorja shqiptare: Më pëlqen të gërmoj…


Moderatorja e njohur Dojna Mema është kthyer shumë shpejt në një nga personazhet më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Ajo ka ditur se si të fitojë zemrën e fansave të saj me tipin e drejtpërdrejtë. Dojna është gjithashtu shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh herë ndanë mendime me fansat e saj.

Një ditë më parë, moderatorja vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

Një nga fansat e ka pyetur Dojnën nëse është xheloze kur është në një lidhje. Moderatorja ka zbuluar se është tmerrësisht xheloze, por ajo parapëlqen ta quaj kurioze.

“Po pse thua xheloze? Më mirë tingëllon ‘kurioze’. Më pëlqen të gërmoj tek e kaluara, te di gjithçka mbi ishat që kur të jem në inat e sipër t’ja përmend, do doja të dija kë ndjek në ‘Instagram’ thjesht për ta ditur, a hedh sytë majtas djathtas kur ble bukë  etj etj. Gjera si këto krejt të pafajshme”, ka shkruar Dojna në postim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al