19 Nëntor, 2018

E pranon se ka bërë ndërhyrje në fytyrë, ish-Missi: Shyqyr që erdhën këto kohë, s’jam penduar…


Në vitin 2005 ajo fitoi çmimin e femrës më të bukur shqiptare, si dhe vazhdon të mbetet e tillë pavarësisht viteve.

Bëhet fjalë për Suada Sherifin, e cila së fundmi ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në fytyrë. Ish-Missi nuk e ka treguar në mënyrë specifike se çfarë ka bërë, por shprehet se nuk është aspak e penduar për atë çfarë ka bërë.

Një ndjekës i ka shkruar Suadës: “Sa kqe që të kapi edhe ty kjo sëmundja e pasigurisë”. E për këtë arsye ajo vendosi që t’i përgjigjej në “Instastory”.

“Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr që na kanë ardhur këto kohë! S’po rri të bëj si nëna natyrë këtu… por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë, se nuk kam pasur nevojë. Por as jam penduar për çfarë kam bërë”, i kthehet Suada.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al