26 Shtator, 2020

E PAZAKONTË/ Klubi holandez do ketë si sponsor një kompani të lodrave të seksit

Klubi holandez, FC Emen do lejohet që të mbajë si logo në fanellë një kompani të lodrave të seksit. Emen u ndalua javën e fundit të shfaqte sponsorin e ri, por federata ndryshoi mendje pas disa kritikave që mori.

emen

“FC Emen dhe federata arritën një zgjidhje që të mbajmë sponsorin e ri “Easy Toys”, thuhet në deklaratën e klubit holandez. FC Emen do luajë kundër Vilhelm për herë të parë me sponsorin e ri në fanellë. “Easy Toys” është një kompani e lodrave të seksit.