7 Shtator, 2017

E pabesueshme, kjo është modelja me këmbët më të gjata në botë


Nuk do ta besoni, por kjo është gruaja me këmbët më të gjata në botë . Bëhet fjalë për modelen ruse Ekaterina Lisina, që është 2 metra e gjatë,  e cila është zgjedhur në Librin Guinness si modelja me këmbët më të gjata në botë.

Këmba e majtë e 29-vjeçares është 132.8cm, ndërsa këmba e djathtë është 132.2cm e gjatë.  Ajo vjen nga një familje, shtatlartësia e të cilëve është absolute. Kështu vëllai i saj që është 198cm, babai i saj 195cm dhe nëna e saj 182cm.

Modelja thotë se “është mjaft mirë” të mbash një rekord në librin e rekordeve dhe shpreson se vëmendja pozitive që ajo e merr çdo ditë do të rritet dita-ditës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al