16 Nëntor, 2018

E mohuan lidhjen dhe thanë se janë vetëm shokë, por dy aktorët e njohur turk kapen mat


Dy aktorët e famshëm Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë kthyer në dy personazhet më të komentuar në Turqi, jo vetëm për shkak të serialit ku luajnë së bashku, por edhe të thashethemeve se ata janë të lidhur.

Lajmet për lidhjen e tyre nisën muajin e kaluar kur Demet u nda nga i dashuri i saj, aktori i famshëm turk Seckin Ozdemir. Sipas mediave vendase, arsyeja ishte pikërisht aktori me origjinë shqiptare, Can.

Të dy i mohuan këto thashetheme duke thënë se janë vetëm shokë. Por mbrëmjen e djeshme janë kapur së bashku në ditëlindjen e skenaristes së serialit.

Në fotografitë e publikuara nga mediat turke, Can shihet duke e kapur Demetin në faqe. Gjithashtu thuhet se dy aktorët kanë kaluar momente romantike.

Në momentin që dolën nga festa, ata jashtë i prisnin gazetarët të cilët i pyetën për lidhjen e tyre të mundshme. “Ju i shkruani ato’, u përgjigj Can ndërsa Demet i mohoi kategorikisht lajmet.

Gjithashtu thuhet se të dy aktorët u larguan me taksi të ndryshme, por u takuan sërish më vonë, ç’ka ngjall edhe më shumë dyshimet se ata janë të lidhur.

Ndërkohë pak ditë më parë mediat turke shkruanin se Can prej disa muajsh është në një lidhje me stilistja e njohur turke Elif Tutarkaban.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al