20 Maj, 2022

E mbajtën sekret, Heidi Lushtaku dhe futbollisti turk zbulojnë se janë bërë prindër për herë të parë


Modelja e njohur Heidi Lushtaku i ka surprizuar ndjekësit e saj pasi ka zbuluar se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën e saj private nga e cila duket se paska shumë të reja. Lidhjen e re- Shtatzëninë- Ardhjen në jetë e djalit. Modelja ka ndarë në Instastory disa foto, ku në njërën prej tyre shihej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”- teksa nuk ka detaje.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_)

Modelja është në lidhje me futbollistin e Atalantës Merih Demiral. Edhe ky i fundit ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e ëmbël duke publikuar dy foto me modelen shqiptare dhe të birin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Merih Demiral (@merihdemiral)

Futbollisti është 8 vite më i vogël se ajo dhe thuhet se Heidi dhe Merih janë takuar së fundmi në Zvicër ku  kanë darkuar me miqtë e tyre. Aty kanë rënë në dashuri dhe formuan tashmë një familje të bukur.

Romanca publike e fundit e modeles ishte ajo me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur i kanë lidhjes së tyre të bukur 4-vjeçare në prag të ceremonisë martesore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al