31 Tetor, 2020

E “kryqëzuan” për udhëtimin në kohë pandemie, Kim Kardashian vazhdon të postojë foto hot nga ishulli privat


Para pak ditësh, Kim Kardashian festoi 40-vjetorin e lindjes, por udhëtimi drejt ishullit privat “Tahiti” në kohë pandemie, bëri shumë bujë.

kim kardashian (2)

Duket se bukuroshja brune nuk ka të ngopur me fotot dhe videot e realizuara në këtë destinacion të mrekullueshëm, pasi së fundmi ka ndarë disa pamje të tjera, raporton “Mirror”.

kim kardashian (6)

Në një video të ndarë në llogarinë e saj në Instagram, Kim shfaqet duke dalë nga uji blu i ishullit e veshur me bikini ngjyrë jeshile neoni, që i nxirrte në pah format seksi.

kim kardashian (7)

Nëna e katër fëmijëve dukej e mahnitshme, teksa shfaqi trupin e tonifikuar para kamerës.

kim kardashian (3)

Duket se me këtë video, në sfond të së cilës dëgjohet kënga e Nina Simone, “Feeling Good”, Kim i ka dhënë një mesazh të gjithë atyre që e urrejnë dhe komentojnë negativisht vendimin e saj për të udhëtuar drejt ishullit.

kim kardashian (5)

Në këtë 40-vjetor, Kim duket se nuk është kursyer aspak, pasi në total raportohet se ka shpenzuar plot 1 milion dollarë.

kim kardashian (1) kim kardashian (4)

kim kardashian (5) kim kardashian (6) kim kardashian (1) kim kardashian (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al